LIFESTYLE, 21 Shkurt 2018, 12:38

Selena dhe Justin, serish bashkë?!

Selena dhe Justin, serish bashkë?!

Ata janë në Xhamajka për dasmën e Jeremy Bieber, babai i Justin, me të dashurën Chelsey Rebelo. Por ishte Justin Bieber dhe Selena Gomez, të cilët dukeshin si të porsamartuar ndërsa janë shfaqur të hënën në ambientet e hotelit, gjatë pritjes së dasmës në Montego Bay.

Zogjtë e dashuruar (dikur), duket se edhe tani nuk ngopeshin me njëri-tjetrin, duke përfituar disa momente privatësie nga pjesa tjetër e të ftuarve, për t’u përqafuar, e për të shkëmbyer ndonjë puthje sporadike.

E vetmja gjë që mungoi, që do t’i vinte “vulën” bashkimit, ishin puthjet në buzë, të cilat edhe mund të kenë ndodhur jashtë syve të të ftuarve dhe paparacëve.

[gallery ids="72687,72688,72689,72690,72691,72692,72693,72694,72695,72696,72697,72698,72699,72700,72701,72702,72703,72704,72705,72706,72707,72708,72709,72710,72711"]