TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy lojtarët e kombëtares gjermane kavë vënë “pëlqimin” tek një foto të publikuar nga sulmuesi i Turqisë Cenk Tosun që, pasi shënoi golin vendimtar në ndeshjen kundër Shqipërisë, festoi me përshëndetjen ushtarake: “Mendova se pëlqeva foton ennjë shokut tim të mirë – u mbrojt Gundogan –. Një djalë me të cilin kam jetuar në Manchester, që pati një periudhë të vështirë tek Everton, që shënoi një gol deciziv për kombëtaren e tij. Është dëshpëruese të shohësh pastaj historitë që shkruhen e hipotezat që bëhen për një like. 20 mijë persona të tjerë kanë pëlqyer foton, mes tyre futbollistë nga e gjithë bota. Më vjen keq që ata abashkalohen ndërsa për mua e Emre bëhet histori. Nuk kishim qëllime politike, ishte mbështetje për një shok. Jemi kundër cdo lloj lufte, në cdo vend të botës”. Gundogan ishte kritikuar edhe në 2018 kur, pak javë nga nisja e Botërorit, u fotografua me Erdogan e Ozil. Në atë rast Ilkay kërkoi ndjesë, ndryshe nga Ozil që vendosi të largohej nga kombëtarja gjermane duke kritikuar tifozët e Dfb. “Nuk kishte mesazh politik, ishte vetëm vlerësim sportiv – konfermoi Emre Can –. Nuk më pëlqen lufta, shpresoj cdo ditë që të mbretrojë paqja në botë”.