AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 19:22

Shqipëri-Uells, Panuçi befason me formacionin, Bejl në pankinë

Shqipëri-Uells, Panuçi befason me formacionin, Bejl në

Shqipëri luan prej orës 20:00 kundër Uellsit në stadiumin “Elbasan Arena”. Janë zyrtarizuar formacionet e të dyja ekipeve dhe bie në sy që Garet Bejl nuk do të luajë nga minuta e parë. Sa i takon kuqezinjve, ka ndryshime të mëdha.

Kështu në portë do të jetë sërish Etrit Berisha, kurse mbrojtja do të jetë me tre. Mavraj do të ketë në krah Ismajlin dhe Veselin. Elseid Hysaj do të luajë në të majtë, kurse Uzuni në të djathtë. Të dy do të jenë më të avancuar. Një rol i ri për të dy këta futbollistë.

Risia në mesfushë është Andi Lila, i cili së bashku me Bashën i bashkohet Xhakës. Në sulm luajmë me dy lojtarë: Bekim Balajn dhe Eros Grezdën. Ky është formacioni zyrtar i Shqipërisë në miqësoren me Uellsin.