TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët në Ferentino të Italisë kanë vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, pasi u kapën me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Të arrestuarit janë Bledi Masha, 22 vjeç dhe Fjoralb Fejzo, 21 vjeç, të akuzuar për posedime të lëndëve narkotike.
Me vete atyre iu gjet 1 gram kokainë, ndërsa gjatë kërkimit të mëvonshëm në një rrugë në qendër të qytetit, u zbuluan më shumë se 50 doza kokainë, që të rinjtë i kishin vendosur në dy vezë plastike. Përveç drogës, u sekuestruan edhe 415 euro të ardhura nga shitja e drogës.