AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 19:18

Banorët e Astirit i kërkuan ballafaqim, reagon Rama me një "cicërimë"

Banorët e Astirit i kërkuan ballafaqim, reagon Rama me një

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 17-të të protestës së banorëve të Astirit. Teksa banorët i kërkojnë ballafaqim, Rama u është përgjigjur nga rrjeti social Twitter.

Rama nuk ngurron ta krahasojë protestën e banorëve të Astirit që kërkojnë dëmshpërblim për objektet e shembura në kuadër të projektit të “Unazës së Madhe” me atë të Parkut Rinia.

”Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet,meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!”, është shprehur Rama.