AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 18:02

Në Interpol futet Kiribati dhe Vanuatu, por jo Kosova

Në Interpol futet Kiribati dhe Vanuatu, por jo Kosova

Dy mikroshtete, të tilla si Kiribati dhe Vanuatu, u bënë anëtarët më të rinj të Interpolit, duke e çuar numrin në 194 shtete të anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare të policisë, ndërkohë që pas votimit u refuzua kandidatura e Kosovës në sesionin e 87-të të mbajtur në Dubai.

Kiribati (112 mijë banorë) është një ishull zonën qendrore, atë Mikronezisë, në Oqeanin Paqësor, ndërsa Vanuatu (212 mijë banorë)., është po një ishull në zonën jugore të Oqeanit Paqësor.

Sipas rregullores, çdo shtet kandidat duhet të votohet me dy të tretat e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit.

Në refuzimin e Kosovës, serbët lobuan fort brenda anëtarëve të organizatës.

/TPZ.AL/