TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Francës, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga brohoritjet e tifozërisë shqiptare. “BalkanWeb” publikon momentin kur tifo grupi “Tifozat Kuq e Zi” është drejtuar për në tribunën veriore të impiantit sportiv “Air Albania Stadium”.
Siç duket edhe në video, tifozët bëjnë thirrje në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë, e cila pret këtë mbrëmjen në orën 20:45 kampionët botës. Mbrëmja e sotme nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një kapitull i ri për kombëtaren tonë. Ajo tashmë do të këtë strehën e vet moderne ku do të zhvillojë ndeshje të këtij formati.