TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua ka treguar se si një çrregullim i rrallë e ka bërë atë me një mjekër e madhe dhe shpeshherë njerëzit e ngatërrojnë atë për një burrë.
Allyson Gormley është 46 vjeç dhe mjekrra filloi t’i rritej kur ajo hyri në moshën e pubertetit kur ishte nëntë vjeç, por ishte aq e mërzitur nga pamja e saj që ajo kaloi vite duke e hequr mjekrrën me dyll.
Vejusha përfundimisht mori guximin për të ndaluar heqjen e mjekrrës në nëntor të vitit 2014 dhe thotë se vendimi ka përmirësuar ndjeshëm shëndetin e saj fizik, si dhe vetëvlerësimin e saj.
Në intervistën e saj të parë ndonjëherë, Allyson, e cila bënë një jetë të thjeshtë në Amerikë me furgonin e saj, i tha Metro US: “Unë kam pasur gjithmonë mjekërr që prej kur isha fëmijë.”
“Sapo arrita pubertetin mjekrra filloi të rritej, si pasojë e sindromës PCOS. Rezistenca e insulinës e shkaktuar nga PCOS më bën të prodhoj më shumë testosteron se sa një grua tipike, pra qime.
Ajo kishte shpresuar të mundte mbajtësen aktuale të rekordit botërore për mjekrën më të gjatë femërore, Vivian Wheeler nga Illinois. Por thyerja e natyrshme e ka mbajtur mjekrën e saj rreth katër centimetra më të shkurtër se Vivien.
