TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia informon se një makinë ka marrë flakë sot shumë pranë Kryeministrisë, përballë vendit të njohur si Piramida.
Sipas policisë, si pasojë e zjarrit në makinë nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Mësohet se automjeti ka pësuar defekt teknik.
Njoftimi i policisë:
Tiranë / Informacion paraprak
Sot, me datë 14.02.2020, rreth orës 13:35, në bulevardin kryesor, përballë Piramidës, mjeti me drejtuese shtetasen L.H., ka marrë flakë në lëvizje. Në vendngjarje ka shkuar menjeherë sherbimi zjarrfikës , ku ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga verifikimet e policisë nuk ka pasoja në njerëz , vetëm deme materiale, ku dyshohet së zjarri ka ardhur si pasojë e një difekti teknik te automjetit.
Sherbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.