AKTUALITET, 14 Shkurt 2020, 12:10

Shpërthen bombola e gazit në Bulqizë, tre të vdekur, një i plagosur

Shpërthen bombola e gazit në Bulqizë, tre të vdekur,


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Bulqizë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi kanë humbur jetën tre persona si dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Ostren të Madh të Bulqizës.

Personi i plagosur është në gjendje të rëndë. Deri më tani nuk dihet identiteti i personave që kanë humbur jetën si dhe atij që është plagosur.

Dyshohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, ndërkohë që mjekët e Bulqizës po kërkojnë ndihmën nga ajri, për ti dhënë ndihmën mjekësore të specializuar në Tiranë.