TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur keqardhje për deklaratat që ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u detyrua të bëjë për aludimet se ka patur një lidhje intime me zv.ministren e Brendshme, Romina Kuko.
Manjani në reagimin e tij ka thënë se, "veglat gjinekologjike janë private" dhe se personat që e sulmojnë diplomatin e huaj po bëjnë një akt shantazhi.
Por për ish-ministrin, ambasadori i BE duhet të kishte reaguar për lejimin e kanabizimit të vendit, refuzimin e statusit të vendit kandidat për tri herë radhazi dhe luftën ndaj korrupsionit.
“Ndjehem thellësisht i keqardhur që shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, detyrohet të përgënjeshtrojë një thashetheme aludues për jetën e Tij private.
Vijoj ti qëndroj mendimit që e kam shprehur dhe më parë se veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu. Ky/kjo i/e fundit s’ka pse jep shpjegime askujt në publik se si i përdor ato.
Nga ana tjetër, ndyrsirllëku i sulmit publik me këto mjete më duket më shumë paburrni sesa shantazh.
Burrnia e kërkon që Sorecën dhe takëmin e tij, përfshi dhe Organizatën Politike Europiane që ai Përfaqëson, t’ja thuash drejt në sy kritikën që ke.
Soreca dhe organizata e cila e ka deleguar këtu, na kanë dëmtuar seriozisht dhe shumë rëndë dhe drejtpërdrejtë kur:
Ja për këto kërkohet një minimum burrnie për t’ja thënë Sorecës e cilitdo nga takëmi i tij. Ndershmërisht fare! Por jo të merremi me sajesa nga jeta private. Nuk na duhet hiç ajo! Është koha e burrave!”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.