AKTUALITET, 14 Shkurt 2020, 11:40

Agim Bajko zgjidhet kreu i ri i Teatrit të Kukullave

Agim Bajko zgjidhet kreu i ri i Teatrit të Kukullave


Aktori i njohur Agim Bajko do jetë drejtori i ri i Teatrit të Kukullave. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë dhe është firmosur nga Kryeministri Edi Rama.

“Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrës Kombëtare tё Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave”, shtohet në vendim.

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KULTURЁS PЁR FЁMIJЁ DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI: Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrës Kombëtare tё Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Erion Isai, i cili është larguar nga kjo detyrë që në mesin e vitit 2019, pasi kandidoi dhe tashmë është kreu i Bashkisë Kolonjë.

Po ashtu Teatri i Kukullave është drejtuar dhe nga Monika Lubonja, për një periudhë të shkurtër.