TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se ka urdhëruar nënpunësit e bashkisë të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen e ndodhur në çerdhen 14 të Tiranës, ku shpërtheu një bombol gazi.
Vokshi deklaron se :“Ngjarja merr përmasa edhe me të rënda, kur mësohet se me urdhër të Veliajt, nënpunësit e bashkisë, mashtrojnë duke fshehur gjurmët e krimit”.
Postimi i plotë i Vokshit:
SHPËRTHIMI NË KOPSHTIN Nr. 14 NË TIRANË, VELIAJ TENTON TË FSHEHË GJURMËR E KRIMIT!!
Një ngjarje shumë e rëndë, një shpërthim prej rrejdhjes së gazit, ka ndodhur sot në kopshtin nr. 14 në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Shpërthimi mund të kishte pasur pasoja fatale, nëse do të kishte ndodhur, vetëm pak orë me vonë, në kohën kur prindërit sjellin fëmijët në kopësht.
Ngjarja merr përmasa edhe me të rënda, kur mësohet se me urdhër të Veliajt, nënpunësit e bashkisë, mashtrojnë duke fshehur gjurmët e krimit.
Vetëm pak muaj më parë, në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi”, e rikonstruktuar në vitin 2016, tavani u shkëput duke lënduar edhe mesuesen Elbarina Toshkallari, teksa po shpjegonte mësimin.
Nëse nuk reagohet sa më parë nga; Prokuroria, e cila duhet të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë fajtorët, nëse institucionet ligjzbatuese nuk bëjnë inspektimet e duhura, herën tjetër pasojat mund të jenë katastrofike.
Të tilla ngjarje, që fatmirësisht nuk patën pasoja tragjike, zbulojnë të vërtetën e Erion Veliajt, si një kryebashkiak hajdut, që shkajton viktima pas fasadës shumëngjyrëshe e që korrupsionin e mbulon duke blerë median!
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/08/16/cfare-thoshte-erion-veliaj-per-cerdhen-e-rinovuar-ku-shpertheu-bombola-e-gazit-sot/