AKTUALITET, 16 Gusht 2018, 13:46

Ja cilat janë vitaminat dhe suplementet që nuk duhet të konsumoni

Erin Brodwin, Business Insider / Përgatiti: TPZ.AL

Dekada kërkimesh nuk kanë mundur të sigurojnë prova të mjaftueshme që shumica e vitaminave dhe suplementeve kanë përfitime për shëndetin. Në fakt, studime të fundit sugjerojnë të kundërtën, pasi disa vitamina mund t’ju bëjnë keq për shëndetin.

Vitaminat dhe suplementet që duhet të merrni dhe evitoni janë si më poshtë:

Multivitaminat: Evitojini – mund të merrni gjithcka ju duhet nga një dietë e balancuar.

Për vite me rradhë besohej se multivitaminat ishin të rëndësishme për shëndetin në tërësi. Vitamina C për të “ rritur imunitetin”, Vitamina A për të mbrojtur shikimin, Vitamina B për të dhënë energji.

Jo vetëm që këta përbërës merren nga ushqimi i përditshëm por studimet sugjerojnë se konsumimi I tepër i tyre shkakton dëme në organizëm. Një studim I gjerë 25-vjecar i vitit 2011, i rreth 39 000 grave të moshuara, tregoi se ato të cilat kishin marrë rregullisht vitamina kishin rrezikshmëri më të lartë vdekje se ato të cilat nuk kishin marrë vitamina.

Vitamina D: Merreni – Ndihmon në forcimin e kockave dhe është vështirë të merret nëpërmjet ushqimit.

Vitamina D nuk gjendet në shumicën e ushqimeve që konsumojmë, por është elementi më I rëndësishëm që forcon kockat duke ndihmuar trupin të absorbojë kalciumin. Rrezet e diellit ndihmojnë trupin ta prodhojë këtë vitaminë gjithashtu, por në dimër bëhet më e vështirë. Disa studime kanë treguar se ata që marrin Vitaminë D jetojnë mesatarisht më gjatë se ata që nuk e marrin këtë supplement.

Antioksidantët: Evitojini – teprica e tyre lidhet me rrezik të shtuar të disa llojeve të kancerit, dhe mund të hani manaferra në vend të tyre.

Vitaminat A, C dhe E janë antioksidantë që gjenden në shumicën e frutave – vecanërisht manaferrat – dhe perimeve, dhe janë të njohur për vetitë e tyre mbrojtëse kundër kancerit.

Por studimet kanë treguar se kur merren me tepri, antioksidantët mund të jenë të dëmshme. Një studim i gjerë i duhanpirësve meshkuj zbuloi se ata që merrnin vitaminë A rregullisht ishin më të prirur ndaj kancerit të mushkërive se sa ata që nuk e merrnin këtë suplement. Një tjetër studim I 2007 mbi llojet e ndryshme të antioksidantëve arriti në përfundimin se: “ Trajtimi me beta karotene, vitaminë A dhe vitaminë E mund të rrisë vdekshmërinë.”

Vitaminë C : Evitojeni- me siguri nuk do ju ndihmojë kunder gripit dhe mund ta zëvendësoni me qitro.

Zhurma rreth vitaminës C – që filloi me një sugjerim që kimisti Linus Pauling bëri në vitet 1970-të – është thjesht zhurmë. Studim pas studimi është treguar se vitamina C ka shumë pak efekt në mbrojtjen ndaj gripit. Plus, doza të mëdha prej 2000 miligramësh ose më shumë mund të rrisin rrezikun për gurë në veshka.

Kështu që mundohuni të merrni vitaminën C nëpërmjet ushqimeve. Luleshtrydhet, p.sh. janë të ngopura me vitaminë C.

Vitaminë B3: Evitojeni dhe hani salmon, peshk ton ose rrepa në vend të saj.

Për vite, vitamina B3 është reklamuar sikur shëron cdo gjë, prej Alzhajmerit te semundjet e zemrës. Por studime të fundit kanë bërë thirrje për t’I dhënë fund mbi-përdorimit të këtij përbërësi.

Një studim i gjerë i vitit 2014 i rreth 25 mijë pacientëve që vuanin nga sëmundje të zemrës arriti në përfundimin se ata të cilët kishin marrë doza të vitaminës B3 për të rritur nivelet e kolesterolit të mirë nuk panë ulje të rrezikut për atak kardiak apo vdekje.

Ata të cilët morën vitaminë B3 në studim ishin më të predispozuar ndaj infeksioneve, problemeve të mëlcisë dhe gjakderdhje të brendshme.

Probiotikët: Evitojini – shkenca nuk është mjaftueshëm e avancuar që ata të kenë benefite të mëdha në këtë pikë dhe mund të hani kos për t’i zëvendësuar.

Probiotikët – suplementë bakterialë të shtrenjtë që kushtojnë prej $1 për kapsulë por që gjenden natyralisht në sasi më të vogla në ushqime të fermentuara si kosi – janë kthyer në biznes të madh me një treg prej afërsisht 23.1 miliardë dollarë në vitin 2012.

Ideja është e thjeshtë: Mbështetja e milirdave bakterie të zorrës së trashë që luajnë rol të rëndësishëm rregullator në organizmin tonë.

Por ta vendosësh këtë ide në praktikë ka qënë pak më e komplikuar. Deri tani, efektet e probiotikëve nuk kanë qënë shumë të qarta. Ndonjëherë ndihmojnë, ndonjëherë jo. Kështu që në vend të kapsulave që premtojnë se do të kurojnë cdo gje, provoni një copë parfe.

Zinku: Merreni – është një nga përbërësit e vetëm që është provuar të luftojë të ftohurin.

Ndryshe nga vitamina C, zinku premton të shkurtojë simptomat e të ftohurit. Minerali duket se ndërhyn në replikimin e rinoviruseve që shkaktojnë ftohje.

Në një studim të 2011, njerëzit që së fundmi kishin marrë të ftohur dhe u ishin dhënë doza zinku kishin simptoma më të lehtësuara të sëmundjes se ata që nuk e kishin marrë këtë suplement.

Vitamina E: Evitojeni – teprica e tyre lidhet me rrezik të shtuar të disa llojeve të kancerit, dhe mund të hani spinaq në vend të tyre.

Antioksidanti vitamina E u popullarizua për shkak të aftësisë mbrojtëse ndaj kanerit. Por një studim I vitit 2011 I rreth 36 mijë burrave arriti në përfundimin se rreziku I kancerit të prostatës u rrit mes pjesmarrësve të cilët merrnin vitaminë E krahasuar me të tjerët.

Një studim I vitit 2005 ka lidhur dozat e mëdha të vitaminës E me rrezik më të lartë për vdekjen. Kështu që, nëse ju duhet më shumë vitaminë E në trupin tuaj përgatisni një sallatë të freskët me spinaq dhe shmangni pilulat.

Acidi Folik: Merreni nëse jeni shtatëzanë ose nëse doni të mbeteni shtatëzanë.

Acidi Folik është një lloj I vitaminës B të cilën trupi ynë e përdor për të formuar qeliza të reja. Intituti Kombëtar I Shëndetit rekomandon që gratë të cilat janë shtatëzanë ose mendojnë të mbeten shtaëzanë, të marrin 400 microgramë të acidit folik në ditë sepse trupi I tyre kërkon sasi më të mëdha të këtij përbërësi.

Për më tepër, disa studime të mëdha e kanë lidhur përdorimin e acidit folik gjatë shtatëzanisë me ulje të defekteve të lindjes si në tru, shpinë dhe shtyllë kurrizore.