BOTA, 4 Gusht 2020, 21:44

FOTO-LAJM/ Të gjakosur nëpër rrugë dhe apartamente të shkatërruara nëpër pallate. Pamje tragjike nga Bejruti


Mijëra persona kanë mbetur të plagosur shpërthimet e fuqishme në portin e Bejrutit, duke lënë pas edhe 27 viktima.

Bilanci është paraprak, ndërsa spitalet e kryeqytetit të Libanit janë tejmbushur.

Nëpër rrugë ka pllakosur kaosi dhe shkatërrimet e shumta dhe pallate të tëra janë dëmtuar nga shpërthimi. Këto janë vetëm disa nga pamjet tragjike të asaj që ndodhi sot pasdite.

Qeveria ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare.