BOTA, 16 Gusht 2020, 09:14

Ndërron jetë vëllai i vogël i Donald Trump

Ndërron jetë vëllai i vogël i Donald Trump


Vëllai i vogël i presidentit Donald Trump, Robert, ka ndërruar jetë, mbrëmjen e ditës së djeshme në moshën 71-vjeçare.

Mësohet se ai ndërroi jetë në spital pasi u shtrua me urgjencë para dy ditësh, ndërkohë ende nuk dihet shkaku vdekjes së tij.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë presidenti ku thotë se atë e kishte jo vetëm vëlla por edhe shokun më të mirë të jetës.

“Me zemër të vrarë ju njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë,”- tha Trump në një deklaratë të shtunën.

Presidenti e vizitoi vëllanë e tij në spital në New York një ditë para vdekjes së tij, duke u thënë gazetarëve se “Ai po kalon një moment të vështirë”.

Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se ai ishte shumë i sëmurë,

Roberti ishte më i vogli i pesë fëmijëve të Fredi dhe Mary Anne Trump dhe lindi dy vjet pas vëllait të tij Donald. Më i madhi i fëmijëve, Fred Junior, ndërroi jetë në vitin 1981.