TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shteti i Libanit është në zi, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bejrut. Autoritetet vendase njoftojnë se deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat 113 viktima dhe ndërkohë janë plagosur mbi 4 mijë të tjerë.
Presidenti i Libanit, Michel Aoun deklaroi se 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo për gjashtë vjet shkaktuan shpërthimin e fuqishëm. Kjo sasi ishte shkarkuar nga një anije në port në vitin 2013 dhe më pas ishte ruajtur në një depo. Fillimisht u raportua se ishte një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, por më pas u mësua se bëhej fjalë për një krim njerëzor.
Presidenti Aoun ka deklaruar pasditen e kësaj të mërkure se pohetohet mbi këtë ngjarje të rëndë ndërsa ka shtuar se ka urdhëruar për arrest shtëpiak për të gjithë zyrtarët e përfshirë në ruajtjen e materialeve që nga viti 2014.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 2 javë dhe njoftoi për një takim urgjent të kabinetit që pritet të zhvillohet ditën e sotme. Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të japë 100 miliardë lira (66 milionëdollarë) si fonde të urgjencës. Po kështu, Libani do të kalojë tre ditë zie.
Ndërsa, kreu i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettani deklaroi se nurmi i viktimave është më i madh.
Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe. Ka viktima kudo” tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet nga minuta në minutë. Për këtë ngjarje janë solidarizuar edhe vendet si Franca, Egjipiti dhe Damimarka, të cilat i kanë dërguar ndihma shtetit të Libanit.
Sakaq, ky shpërthim vjen në një kohë të vështirë për Libanin, i cili e thellon edhe më tepër krizën ekonomike, që nga nisur që nga lufta e klasave, por edhe nga koronavirusi.