BOTA, 4 Gusht 2020, 23:11

Shkon në 50 numri i viktimave në Liban pas shpërthimit të fuqishëm

Shkon në 50 numri i viktimave në Liban pas shpërthimit të


Ka shkuar ne 50 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në Liban. Kjo shifër është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan, ndërkohë janë konfirmuar deri më tani 2,750 të plagosur.

Shpërthimi i sotëm në kryeqytetin libanez ishte teje i fortë duke krijuar kaos në të gjithë vendin, ku tashmë spitalet janë tejmbushur me të plagosur.

Pasditen e kësaj të marte kryeqyteti i Libanit, Bejruni është tronditur si shkak i një shpërthimi të fuqishëm në depot e portit, ku mendohet se ndodhet edhe një fabrikë fishekzjarresh. Pasojat duket se janë të mëdha, por deri më tani janë shënuar 50 viktima dhe 2750 të plagosur. Ndërsa nuk është zbuluar akoma shkaku i vërtetë i shpërthimit masiv.  Kryeministri i vendit e ka njoftuar se e mërkura do të jetë ditë zie kombëtare për këtë ngjarje tragjike. Dëshmitarët janë shprehur të shokuar për gjithçka panë sot gjatë shpërthimit