TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 27 njerëz kanë gjetur vdekjen dhe të paktë 2000 persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi masiv që tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrut të martën. 500 prej tyre janë të shtruar në spital.
Videot tregojnë një shpërthim të madh të ndjekur nga ulërima dhe tymi i madh që ngrihet mbi qytet.
“Pashë një zjarr dhe re tymi që lëshohen mbi Bejrut,” i tha një dëshmitar Reuters. “Njerëzit po bërtisnin dhe vraponin, po gjakoseshin. Ballkonet u hodhën në erë. Xhamat në ndërtesat e larta u shpartalluan dhe ranë në rrugë. “
Sipas Reuters, të paktën 10 trupa janë dërguar në spitale pas shpërthimit.
Agjensia shtetërore e lajmeve në Liban NNA tha se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit, ku ka depo me eksplozivë. Nuk është e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.
Ministri i Shëndetësisë në Liban tha se ka një “numër shumë të lartë” të lëndimeve dhe dëme të mëdha.