TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga të plagosurit si pasojë e shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në austostradën Tiranë-Durrës, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një objekt në ndërtim dhe viktima së bashku me dy të lënduarit e tjerë, ishin punëtorët e pranishëm në ndërtesë.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ku shpjegohet se shpërthimi ka ndodhur si rrjedhojë e shkurtimit të distancës me linjën 110 kV të OST, gjë që ka shkaktuar masë.
Informacioni nga OSHEE
Për shkak të punimeve të nje kompanie, në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.
Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.
Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura.
Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca Colës.