AKTUALITET, 25 Korrik 2019, 13:18

‘Të dua, të shkruaj kur të shkoj në shtëpi’, mesazhi i fundit që dërgoi vajza shqiptare që u vra nga babai në Australi

‘Të dua, të shkruaj kur të shkoj në


Gjëja e fundit që Sabrina Lekaj shkroi, ishte një mesazh drejtuar shoqes së saj të ngushtë ku thuhej “Të dua, të shkruaj kur të shkoj në shtëpi”.

Disa orë pasi 20-vjeçarja shkroi këto fjalë, trupi i saj u gjet në makinën e saj, Mercedes Benz 2002. Babai i saj, Petrit Lekaj, 49 vjeç e vrau me thikë, dhe tashmë është i akuzuar kryesor për ngjarjen e rëndë.

Miqtë e studentes së mjekësisë thanë se ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe se Sabrina ishte një njeri unik dhe i jashtëzakonshëm.

Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë.  Petrit Lekaj, e vrau të bijën me thikë brenda makinës, e më pas policia e gjeti edhe atë të plagosur, nga plagët që kishte marrë gjatë përleshjes me të bijën, e cila po përpiqej që të shpëtonte nga vdekja.