TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mes banorëve të Unazës së Re dhe policisë, ka patur një përplasje pranë Gjykatës së Tiranës. Banorët pretendojnë se janë dhunuar nga policia, ndërkohë që 3 prej tyre janë arrestuar.
“Ne ishim në mbështetje të disa banorëve të ndaluar. Erdhën mbi 30 civilë na rrethuan te dera e gjykatës dhe na dhunuan. Na kanë qëlluar brenda ambjenteve të prokurorisë dhe gjykatës. Na kanë ardhur në orën 9 të darkës polic pa letra. Po na terrorizojnë”, – u shprehën banorët nga Gjykata e Tiranës.
Skënder Doda dhe Shpëtim Billa janë dy nga tre banorët e ndaluar nga policia.
