TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim i fortë në një punishte baterish në jugperëndim të Teheranit ka lënë një të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ishte aq i madh, saqë një punëtor vdiq menjëherë dhe dhjetë banorë të 25 apartamenteve të ndërtesës u plagosën lehtë”, tha shefi i zjarrfikësve, Iraj Torkamani.
Më shumë se 20 makina dhe disa ndërtesa të tjera pranë u dëmtuan gjithashtu, shtoi ai.
https://twitter.com/TheInsiderPaper/status/1304446102851260416?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1304446102851260416%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fshperthim-i-fuqishem-ne-teheran%2F
Torkamani i tha agjencisë së lajmeve Tasnim se shkaku i shpërthimit ishte ende i paqartë dhe kanë nisur hetimet.
Një shef lokal i menaxhimit të krizave, Mansour Darajati, i tha televizionit shtetëror se një mjet prerjeje që nuk funksiononte mirë mund të ketë qenë shkaku.