AKTUALITET, 11 Shtator 2020, 18:22

Numër i lartë rastesh të reja me koronavirus në Greqi, tre viktima në 24 orët e fundit

Numër i lartë rastesh të reja me koronavirus në Greqi, tre

Në Greqi janë konfirmuar sot një total prej 287 rastesh të reja me koronaviru. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj tre qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 12,734, nga të cilat 55.4% janë meshkuj. Numri i pacirntëve të intubuar ka shkuar në 52.

Duke folur për shtypin në lidhje me rrjedhën e pandemisë, profesori Gikas Majorkinis theksoi se rritja e numrit të pacientëve të intubuar është shqetësuese, si dhe, natyrisht, rritja e numrit të rasteve.