AKTUALITET, 11 Shtator 2020, 21:15

PD, Vokshi: Rama dhe Veliaj kanë lënë Tiranën pa ujë

PD, Vokshi: Rama dhe Veliaj kanë lënë Tiranën pa ujë

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se, kanë lënë qytetarët e Tiranës pa ujë.

Përmes Albana Vokshit, PD shprehet se banorët e Tiranës paguajnë “ujin më shtrenjtë nga të gjithë, por nuk kanë ujë në çezma”.

Vokshi u shpreh se prej “tri ditësh qytetarët ankohen se nuk kanë uji”.

Sipas Vokshit, banorët po e blejnë ujin në dyqane.