TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis është takuar pak para fillimit të Konferencës Euro-Mesdhetare në Korsikë me Presidentin francez, Emmanuel Macron.
Mediat greke shkruajnë se takimi zgjati rreth dy orë dhe sipas burimeve qeveritare arritën një marrëveshje dhe kishte një pajtueshmëri në përgjigjet kundër Turqisë.
“Provokimet ndalen dhe diskutimet fillojnë, përndryshe rruga është e hapur për sanksione“, kështu kanë rënë dakord dy udhëheqësit.
Burimet thanë gjithashtu se u diskutua perspektiva dhe interesi i një marrëdhënie strategjike duke shtuar:
“Kini pak durim dhe do të dëgjoni më shumë nga Kryeministri në Selanik. Greqia nuk është e vetme. Ka shumë aleatë në krah, diçka që pritet të pasqyrohet në konkluzionet e Konferencës Euro-Mesdhetare ”.
Presidenti francez, pas takimit të tij me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, bëri postimin e mëposhtëm në Twitter:
“Jam i lumtur që takoj përsëri Kyriakos Mitsotakis për samitin Med7, të organizuar nga Franca në Ajaccio. Diskutimet tona mbi partneritetin strategjik midis Greqisë dhe Francës kanë qenë të frytshme. Unë shpreha solidaritetin tonë të plotë me Greqinë, pas zjarri në Moria”.
Burimet diplomatike në Athinë theksuan mbështetjen për Greqinë, që Macron shpreh në çdo mënyrë gjatë periudhës së fundit kur provokimet turke në Mesdheun Lindor janë në rritje.
Temë e diskutimit të tyre ishte forcimi i bashkëpunimit mbrojtës të të dy vendeve dhe çështjet e programeve ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopulos, kontaktoi vazhdimisht homologun e tij francez, Florence Parly në ditët e fundit.
Sipas asaj që ishte bërë e njohur para takimit, të dy delegacionet diskutuan për mirëmbajtjen dhe modernizimin e Mirage-2000, mirëmbajtjen e raketave franceze Scalp EG dhe Exocet, blerjen e të paktën 18 Rafale, dorëzimin e gjashtë NH90 të fundit helikopterë dhe mundësisht blerja, qoftë me hua ose me blerje, e dy fregatave franceze.
Disa orë para takimit në Korsikë, Macron i bëri thirrje Evropës që të merrte një qëndrim të qartë kundër Turqisë.
Ndërsa ministri i Jashtëm turk iu kundërpërgjigj duke thënë se presidenti francez është “arrogant dhe rrezikon interesat e Evropës”.