AKTUALITET, 11 Shtator 2020, 19:40

Infektohet me koronavirus kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

Infektohet me koronavirus kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Arta Rama-Hajrizi, është infektuar me koronavirus.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka thënë se Rama–Hajrizi ditë më parë ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus, dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë ajo është duke qëndruar në izolim që një javë.

“Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2”, ka thënë Dula për mediat në Kosovë.

“Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama – Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”, thuhet në përgjigjen e tij më tej.

Gjykata Kushtetuese është duke vazhduar punën me mbajtjen e seancave shqyrtuese në mënyrë virtuale.