SPORT, 16 Korrik 2018, 15:31

Shpërthen polemika në Francë: Kur do të reagojë Zidan për titullin kampion

Shpërthen polemika në Francë: Kur do të reagojë Zidan
Po shndërrohet në një polemikë mosurimi i deritanishëm i Zinedin Zidan, pas fitimit të titullit kampion bote nga ana e Francës. Dy mediumet më të mëdha sportive, revista “France Football” dhe gazeta “L’Equipe” kanë pasur si titull dhe tekst të përbashkët mosreagimin e nga ana ish-lojtarit të Francës, Zinedin Zidan, kampion bote në vitin 1998. “Reagimi i Zinedin Zidan për titullin kampion të francezëve është ende në pritje”, shkruan “France Football”. Për herë të fundit, Zizu kishte postuar në Istagram një foto pas suksesit të Francës në gjysmëfinalen e Belgjikës.

????????

A post shared by zidane (@zidane) on

Më herët ishte folur se dorëheqja e Zinedin Zidan nga Reali i Madridit kishte të bënte me synimin e tij për të marrë drejtimin e Francës. Por, trajneri Didië Deshamp ia doli ta shpallë kampione bote.   /TPZ.AL/