TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Kroaci po e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë vizitën e Presidentit të Francës, Emanuel Makron, në dhomat e zhveshjes së ekipit kroat në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Ai shoqërohej nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe gruaja e tij, Brizhit Makron.
“Gjest i madh nga presidenti francez Emanuel Makron, teksa ai erdhi të përgëzojë lojtarët kroatë pas Finales së Kupës së Botës”, shkruanta Federata Kroate e Futbollit në faqen e saj në Tëitter.
Makron takoi midis të tjerash edhe fëmijet e kapitenit të Kroacisë, Luka Modriç.
/TPZ.Al/