SPORT, 15 Korrik 2018, 22:25

“Dita e lavdisë (sërish) erdhi”, titujt e gazetave franceze pas triumfit në Rusi

Gazetat franceze vendosën tituj entuziastë, pasi Franca triumfoi 4-2 ndaj Kroacisë në finalen e “Rusi 2018”, duke u shpallur për herë të dytë Kampione e Botës, pas asaj në vitin 1998. Francezët barazuan Argjentinën dhe Uruguain me nga dy trofe.

“Dita e lavdisë (sërish) erdhi”, ishte titulli i “biblës” së sportit francez, “France Football”.

“Deshamp në legjendë” ishte një nga titujt e gazetës sportive “L’Equipe’, nisur edhe nga fakti që trajneri i Francës, Didië Deshamp, u bë vetëm trajneri i tretë, pas Zagallos dhe Bekenbauerit, që e fiton Kupën e Botës në fushë si lojtar dhe trajner në bankinë.

/TPZ.Al/