SPORT, 16 Korrik 2018, 15:03

Mbape reagon pas komplimenteve të Pelesë: Mbreti mbetet gjithmonë mbret!

Mbape reagon pas komplimenteve të Pelesë: Mbreti mbetet gjithmonë
Legjenda braziliane Pele e përgëzoi sulmuesin e Francës, Kylian Mbape, për paraqitjet e tij në Kupën e Botës, duke postuar një tjetër mesazh në Twitter. “Nëse Kylian do të vazhdojë të barazojë rekordet e mia, atëherë do të jem i detyruar të pastroj sërish pluhurin e këpucëve...”. Lojtari i ri më i mirë i Botërorit iu përgjigje me përulësi: “Mbreti do të mbetet gjithmonë mbret”. /TPZ.AL/