TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i opozitës së re në parlament, Besnik Troplini shprehu sot ‘revoltën’ e tij në seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë, ndaj BE-së për mungesën e një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.
“Dëgjuam avokaten e popullit dhe raportin e kryetarit të Kuvendit që bëri një pasqyrë të plotë të kësaj legjislature. Të gjithë shqiptarët e kishin mendjen tek takimi i Luksemburgut ku do caktohej data për takimin e parë ndërqeveritar për hapjen e negociatave. Kjo nuk ndodhi. Pse ne do i zgjidhim mosmarrëveshjet që ka Maqedonia me Bullgarinë.
Brukseli ka qeveri me dy fytyra. Nuk e njohin fare realitetin e Shqipërisë por merren me telefonata. Durimi e ka njëfarë kufiri. Mos ta marrin më Shqipërinë nëpër gojë. Me kë talleni ju më mër langaraqë. Kush keni qenë ju. Më çdo 9 maj mblidheni. Para disa vitesh ishit në mes të rrugëve pa brekë ishit.” tha ndër të tjera Troplini.