TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona të infektuar me koronavirus, por me variantin Delta, dyshohet se janë identifikuar në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se rasti i parë është një studente e ardhur nga jashtë vendit një ditë më parë, nga fshati Asim Zeneli, e cila ka shfaqur komplikacione dhe simptoma te ngjashme me atë te tipit indian te virusit Corona.
Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet te një 45-vjeçar, i cili kishte ardhur nga jashtë. Të dy rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që pritet përgjigja e analizave nga Anglia.