TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja, bëri një tjetër deklaratë të fortë këtë të mërkurë, duke paralajmëruar arrestime të tjera zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar.
Ai tha se ditët në vijim, SPAK do të dërgojë në gjyq të tjerë zyrtarë të lartë që kanë abuzuar me fondet publike.
Duke iu referuar arrestimit të dy prokurorëve dhe kryebashkiakut të Lushnjes, ditët e fundit, Arben Kraja tha se këto janë vetëm fillimi i një pune që do të ketë të njëjtin ritëm dhe prioritet.
“Përparësi e SPAK është lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit e hetimit të rasteve ndaj zyrtarëve të lartë, por duhet të kemi parasysh se ato që ndodhën ditët e fundit 2-3 ngjarje që janë bërë publike nuk është se është fundi, është fillimi i një produkti që ka kohë që po punojmë e do të vijojë me të njëjtin ritëm e përparësi.
Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, pastrimit të parave janë prioritetet tona, kundër shkelësve e abuzuesve të fondeve publike janë prioritet e do të kenë produkt në vazhdimësi”.
Sipas Krajës, ajo që është me rëndësi, është që në gjykatë, këto arrestime dhe kërkesa për dënime të marrin vendim të formës së prerë.
“Kemi menduar të kapërcejmë pak atë shkallën e raportimit të produktit, puna jonë mbaron kur të kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës.
Përjashto sot që dërguam për gjykim një grup të rrezikshëm kriminal, vetëm ditët e fundit GJKKO ka dhënë vendime përfundimtare për disa grupe të rrezikshme kriminale, efektiviteti i punës tonë duket te faza e fundit e jo të faza e parë që kërkon dhe kohën e nevojshme për t’u arritur.
Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë, por është vullneti i mirë nga të gjithë prokurorët, kanë kompetencat, trajnimin, mbështetjen dhe pavarësinë e duhur për të vendosur bazuar në bindjen që do të kenë”.