TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 62-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës, ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë. Ndërkohë, i plagosuri me inicialet F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar djegie të rënda.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrë zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.