TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama po argëtohet mjaftueshëm mbrëmjen e sotme, duke zhvilluar disa "debate" të ashpra rreth temës që ai ka për zemër, përballë gazetarëve të kronikës së zezë, në emisionin e Blendi Fevziut. Tema e përzgjedhur dhe e vetmja që lejohet të diskutohet në emisionin e sotëm, është operacioni propagandistik, me emrin që i ka vënë vetë Rama, "Kap ça të kapësh".
Gjatë emisionit ka patur një numër debatesh të ashpra, të cilat vërtiteshin kryesisht rreth dy fjalive dhe kërkesave së pavdekshme në emisionin Opinion, "Më lër të flas" dhe "Pusho ti, se po flas unë".
Por, veç këtyre debateve, një nga momentet më të komentuara të emisionit, është mimika e sforcuar Ramës, për të treguar habinë dhe për të ironizuar të ftuarit. Ai ka shqyer sytë për disa sekonda, duke kthyer kokën sa në drejtim të Klodiana Lalës, sa në drejtim të Artan Hoxhës dhe pak edhe në drejtim të Fevziut. (shih videon më poshtë). /TPZ.al/
VIDEO:
[video width="426" height="426" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/trashja-e-rames-.mp4"][/video]