AKTUALITET, 13 Shkurt 2020, 21:14

Rama tregon vuajtjet tek Fevziu: Çova në servis makinën e stër-konsumuar dhe mora makinë me qira!

Rama tregon vuajtjet tek Fevziu: Çova në servis makinën e

Kryeministri Edi Rama ka  qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin "Opinion", ku ka folur gjatë për automjetin "Lincoln", për të cilën opozita tha se ishte mjeti i blinduar i Olsi Ramës.

Kryeministri tha se makina nuk është e blinduar dhe se është një dhuratë e vëllait të tij në vitin 2009.

Më tej, Rama shpjegoi se si makina e tij, të cilën përdor çdo ditë është e "stër-konsumuar" dhe se e ka çuar në servis, por ky servis i ka dhënë në përdorim një makinë me qira.

"Njëri nga këta të fushës, të shkojë tek makina dhe të verifikojë a është e blinduar apo jo kjo makina [i referohet makinës Lincoln]. Mirë do ishte të bëni verifikimet përpara se ti bëni komente blindimit.

Makina nuk është ë blinduar, është që në vitin 2009 kur kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla kur kam qenë në opozitë. Makina që përdor si kryeministër, nuk ka qenë kurrë e blinduar, e kam patur që  në opozitë. Kam çuar makinën e stër-konsumuar në servis dhe kam marrë me qira një makinë nga servisi. Nuk kam asnjë makinë të blerë si kryeministër. Thonë është benz i ri me raketa, është me qira në përdorim sic e jep servisi", u shpreh Rama.

/TPZ.al/