TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama në shkelje të kushtetutës po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, duke minuar seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.
Bardhi thekson se, për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm.
Postimi i plotë:
Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.
Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.
Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm.