TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion" për të folur vetëm për operacioonin e tij propagandistik me emrin që ja ka vënë vetë, "Kap ça të kapësh", përballë disa gazetarësh kryesisht të kronikës së zezë.
Rama sulmoi në mënyrë arrogante gazetarin Ervis Iljazaj, duke i thënë se nuk e njeh dhe se nuk ka nivel.
Edi Rama: S'të njoh fare se kush je [i drejtohet Iljazajt]. Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mençur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafiozët. Fevzo ku i gjen këta? Do e ngresh nivelin?
Ervis Iljazaj: Nivelin tim nuk e çertifikoni ju, por e kanë çertifikuar profesorë me mjekërr tek gjuri. Ma kanë certifikuar të tjerët. Filozofia juaj, është prishje e parimeve të shtetit të së drejtës, ku barra e provës bie mbi të akuzuarin. /TPZ.al/