TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona gjatë mbrëmjen së djeshme ndërkohë që pesë të tjerë janë nën hetim.
Efektivët e kryeqytetit kishin marrë informacione se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kanabis me doza në zonën e Bulevardit të ri, në Babrru dhe në rrugën dytësore në autostradë.
Në prangat e policisë ranë: F. T., 22 vjeç, L.F., 19 vjeç, E. D., 18 vjeç dhe një 16-vjeçar.
Përveç të arrestuarve, edhe pesë persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë pasi akuzohen për moskallzim.
Pas arrestimit të të rinjve, Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, ku ka gjetur dhe sekuestruar 301 doza kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe një pistoletë lodër.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë,
Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për “Moskallzim krimi”.
Sekuestrohen 320 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve kishte marrë informacione në rrugë operative se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në formë dozash në zonën e Bulevardit të ri, Babrroit dhe në rrugën dytësore në autostradë.
Mbi bazën e këtyre informacioneve Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme zhvilloi operacionin policor të koduar “Bulevardi”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. T., 22 vjeç, A. C., 16 vjeç, dhe E. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, të cilit u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike të dyshuar kanabis . Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për “Moskallzim krimi” dhe 2 shtetas.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 301 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.
Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë dhe një tjetër shtetas, L. F., 19 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Dungu”, gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 19 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetas për “Moskallzim krimi” .
Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.