AKTUALITET, 28 Shtator 2019, 08:39

DETAJE/ Këta janë tetë personat e dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos

DETAJE/ Këta janë tetë personat e dyshuar për vrasjen e


Tetë persona të akuzuar se kanë bashkëpunuar në vrasjen me paramendim të 26-vjeçarit, Santiago Malko, janë shpallur zyrtarisht në kërkim.

Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë për ta dhe ia ka kaluar çështjen për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj. Ndaj tetë personave janë ngritur akuzat e “vrasjes me paramendim”, “armëmbajtjes pa leje”, “vjedhjes”, vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu gjykata ka miratuar edhe kërkesën për kalimin e çështjes për t’u hetuar nga Krimet e Rënda, pasi të pandehurit dyshohen se kanë funksionuar si grup i strukturuar dhe po hetohen edhe për vepra të tjera penale.

Për identifikimin e autorëve kanë ndihmuar kamerat e sigurisë që janë sekuestruar ditën e ngjarjes, të cilat kanë fiksuar se autorët e kanë ndjekur viktimën gjatë gjithë ditës duke ndërruar tre makina.

Një nga tetë personat e shpallur në kërkim dyshohet të jetë ekzekutori. Ndërkohë dyshohet se motivi i vrasjes janë konfliktet e mëparshme të viktimës me të pandehurit, ku nuk përjashtohet edhe pista e trafikut të lëndëve narkotike.

Për këtë vraje ndodhet i arrestuar vetëm Blendi Teta, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Ekzekutimi i Santiago Malkos ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në afërsi të Xhamllikut në kryeqytet.

Personat e dyshuar se kanë marrë pjesë në vrasje

Leonard Duka

Elis Duka

Fatmir Hyseni

Xhoni Nica

Oltian Loka

Ilir Selmani

Aleksandër Maxhaku

Dritan Agaj.