TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka gjetur rastin t'i japë një mesazh të fundit vendeve të Bashkimit Europian, për vendimin e rëndësishmëm që do të marrin, lidhur me negociatat e Shipërisë me Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij në OKB, Rama tha se perspektiva europiane e Shqipërisë dhe Maqedonisë, garanton stabilitetin në rajon. Pra, kryeministri po i thotë indirekt Bashkimit Europian, nëse kjo perspektive do të shuhej, stabiliteti dhe siguria e rajonit mund të kërcënohen.
"Në këtë kuptim do të doja gjithashtu të theksoja që stabiliteti, siguria, prosperiteti dhe demokracia e rajonit mund të garantohet vetëm nga perspektiva europiane. E për këtë arsye, dhënia e përgjigjes pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ambicien e tyre për të hapur bisedimet për anëtarësim, nuk do të jetë thjesht një shpërblim bazuar në meritën e tyre, por po kështu strategjikisht do të jetë vendimi më i mençur që BE do të merrte për BE-në", deklaroi Rama në OKB.
/TPZ.al/