AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 21:35

Deputetët i quajti ‘arixhinj’, Murrizi s’përmban fjalorin ndaj gazetarëve: Bjerini fort nga mbrapa, nxirrni pisllikun që keni në shpirt

Deputetët i quajti ‘arixhinj’, Murrizi s’përmban

Nënkryetari i Parlamentit, Myslim Murrizi i ka etiketuar mediat si prot-hale dhe gazet-hale online për shkak të disa lajmeve që raportuan propozimin e deputetit për të kthyer në fuqi një ligj i cili parashikon mundësinë e dhënies së kredive të buta me interes të ulët ose zero interes, ndaj deputetëve të opozitës së re.

Në një status në rrjetet sociale, Murrizi ka shpërthyer në ofendime ndaj mediave dhe gazetarëve.

Ndër rreshta ai shkruan se gazetarët duhet të mësojnë njëherë se si ka funksionuar ky ligj plot abuzime dhe më pas të nxjerrin nga goja çfardo pislliku që kanë në shpirt e stomak, sipas Murrizit.

“Nje sqarim per te gjitha port-halet dhe mender gazet-halet online e gazetaret “ investigativo.niko-qire”, qe jane habitur shume nga kerkesa ime per te kerkuar nje rikthim te ligjit apo vkm qe nga viti 1992 deri ne vitin 2014, pra prej 22 vitesh, ka funksionuar me plot abuzime, dhe askush nuk ka bilbilosur nje fjale

Kini pak durim dhe lexoni emrat e 7 viteve te fundit se kush ka mare kredi, e pastaj jeni te lire te nxirni nga goja çfardo pislliku qe keni ne shpirt e stomak

Te gjithe keta qe ju kane rjepur prej 29 vitesh, kane mare kredi favorizuese per shtepi.

Bile edhe z Ruçi qe heshti ne mbledhje, ka mare kredi nga qeveria Meksi

Une nuk kam asnje interes e asnje ndrojtje te kerkoj per deputetet e rinj ,qe kurre nuk kane vjedhur nje lek nga taksat e qytetareve Shqiptare, nje vkm si ajo me nr 600 e vitit 2007, apo si ligji qe ka bere me shtepi prej 22 vitesh “ baballaret” e kombit

Ndaj ju ftoj ti bieni fort nga mbrapa… legenit tuaj te shpuar e dale boje, sipas avazit qe ju ndersejne padrinot, se as ma ngrini fare tensionin, e nuk ma prishni dot kurre, me gojen tuaj te piste, qendrimin tim per deputetet jo hajdut te kuvendit te Shqiperise qe ju vazhdoni ti quani te rinj, edhe pse ATA kane 7 muaj ne kuvend,”- shkruan Murrizi në statusin e tij.

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi foli për kushte të vështira jetese të deputetëve të opozitës së re, të cilës sipas tij, po bëhen si disa pjesëtarë të komunitetit rom që flenë në çadra.

“T’ia heqim unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra!,”-tha Murrizi duke rikthyer sërish fjalorin diskriminues.

Murrizi shkaktoi rrëmujë të madhe kur përdori termin “down” ndaj një komentuesi. Fyerje pasuan ofendimet seksiste ndaj Avokates së Popullit, Erinda Ballanca.