AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 22:08

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vdekur një person në Kuçovë (Emri)

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vdekur një person në Kuçovë

Largimi i tij nga banesa pesë ditë më parë alarmoi familjen dhe vuri në lëvizje policinë për gjetjen e saj. Faslli Rusta,nga fshati Gorraj në qytetin e Kuçovës,rezultonte si një person i humbur për familjarët prej pesë ditësh. Ai ishte larguar nga banesa mëngjesin e 22 Shtatorit dhe që prej atij mëngjesi nuk ishte parë më nga askush.

Familjarët, pasi kishin vënë re mungesën e babait të tyre, kërkuan në të gjithë fshatin, pyetën edhe bashkëfshatarët e tyre dhe kontaktuan edhe me të afërmit por nuk marën asnjë përgjigje pozitive.

Të shqetësuar për fatin e 76-vjeçarit ata njoftuan policinë duke kërkuar ndihmën e saj për gjetjen e burrit të larguar prej pesë ditësh. Faslli Rusta vuante nga sëmundja e sklerozës (probleme me kujtesën) dhe hipertensioni.Menjëherë pas njoftimit,policia u vu në lëvizje për gjetjen e të moshuarit.

Forcat e policisë kërkuan jo vetëm përreth fshatit por edhe në fshatrat më të afërt,lumenjtë dhe rezervuarët e zonës por deri më sot nuk u bë e mundur gjetja e tij. Pas njoftimit të disa qytetarëve për një trup pa jetë në lagjen “11 Janari”, policia shkoi në zonë dhe gjeti kufomën e 76-vjeçarit, që rezultoi të ishte personi i humbur disa ditë më parë.