AKTUALITET, 2 Shtator 2018, 22:57

Shpërfytyrohet Napoli, Lacio bën detyrën në shtëpi

Napoli shpërfytyrohet nga Samdoria në transfertë, duke humbur 3-0. Defrel ka qenë ai që i ka çmontuar në pjesën e parë, teksa ka realizuar dy gola. I pari erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe me një goditje në hyrje të zonës nuk i la mundësi reagimi portierit mik.

Te goli i dytë nuk mund të gabonte pas asistit të Kualjarelës dhe pjesa e parë u mbyll 2-0. Goli i tretë, ai i Kualjarelës, është për “kornizë”. Ancceloti do ketë punë me ekipin e tij këtë periudhë, pasi kjo humbje e pësuar djeg fort.

Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit, të cilët ishin titullarë kundër Kaljarit, është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-1. Një gol i Barelës në të 45’ vendosi fatet e këtij takimi. Më nisjen e pjesës së dytë Gjimshiti la fushën e lojës, pasi në fushë zbriti Papu Gomez, por deri në fund Atalanta nuk mundi dot as të barazojë dhe doli e mposhtur.

Barazim pa gola në Verona mes Kievos dhe Empolit. Frederik Veseli vijon të qëndrojë në stol për miqtë. Feston Thomas Strakosha dhe Lacio e tij. Kryeqytetasit triumfuan në shtëpi kundër Frozinone. Ishte Luis Alberto ai që shënoi për skuadrën e Inzagit në minutën e 49-të. Ndeshja me më shumë gola e mbrëmjes ka qenë ajo midis Sasuolos dhe Xhenoas. Tetë gola të realizuar, ku bien në sy edhe shënues si Boateng dhe Pandev.

Serie A – Java 3

Atalanta-Kaljari 0-1

Shënues: Barela 45’

Kievo-Empoli 0-0

Lacio-Frozinone 1-0

Shënues: Alberto 49’

Sampdoria – Napoli 3-0

Shënues: Defrel 11’, 32’, Kualjarela 75

Sasuolo-Xhenoa 5-3

Shënues: Boateng 34’, Lirola 38’, Babakar 41’, Spoli 45+1’, Ferrari 62 / Pjatek 27’, 83’, Pandev 70’