TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thirrur një mbledhje urgjente me drejtuesit e policive të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës e Shkodrës.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije, se mbledhja u thirr pas ngjarjes së Tiranës (plumbave ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala) dhe asaj të Shkodrës (ku u vra një biznesmen).
Në këtë mbledhje mësohet se Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të ndërmarrin masa të ashpra reaguese.
Thelbi i takimit ishte apeli për angazhim maksimal në funksion të luftës ndaj krimit, duke u referuar tek ngjarjet e fundit.
Të njëjtat burime, bëjnë me dije për BalkanWeb se Ministri kërkoi me force rezultate konkrete nga te gjithe strukturat, hetim të shpejtë dhe te gjithanshem si dhe efikasitet në punen hetimore, përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligj zbatuese
Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshem Ardi Veliu, largimin nga Drejtorite Vendore apo Policia Kriminale te efektivëve te paafte dhe për te cilët ka indicie për implikim