TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjafton Latif Amadu dhe Teuta merr tre pikët e para në kampionat. Asnjë takim i humbur nga durrsakët, që sonte mposhtën me rezultatin 1-0 Kamzën. Ekipi i Bledi Shkëmbit nuk u shfaq si në dy ndeshjet e para, por në fund fitoi.
Meritë për këtë ka edhe Kamza, që ishte e vendosur mirë në fushë, madje në disa momente u shfaq rrezikshëm. Në fakt rastet nuk ishin të shumta, pasi shpesh aksionet ndaleshin në mesfushë, ose topi nuk filtronte në zonën e kundërshtarit.
Fraksioni i parë i lojë su mbyll pa gola, por me një rast të rrezikshëm me protagonist Martinenën dhe Roloviç. Në të dytën pati goxha zëvendësime, por ndeshja u zgjidh nga Latif. Sulmuesi ganez shfrytëzoi një asis të Hakajt dhe shënoi.
Në të 82’ Hidi shpëtoi durrsakët nga goli, ndërkohë që deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Teuta mori tre pikët. Dy pikë larg kreut, dhe tanimë barazohen me Laçin me pikë. Kamza mbetet në kuotën e tre pikëve.