TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona tregon dhëmbët plot prepotencë në javën e 3-të të kampioniatit. Në Camp Nou, Barça e Valverdes shpartalloi modestët e Huescas të cilët i kishin bërë një nisje shumë të mirë këtij sezoni.
Përfundoi me goleadë 8-2 për Barcelonën një ndeshje e dominuar nga vendasit në të cilën Messi dhe Suarez gjetën nga dy herë rrugën e rrjetës ndërkohë që shënuan edhe Dembele, Rakitic e Jordi Alba i cili në pjesën e parë detyroi Pulidon të shkaktonte dhe një autogol që kaloi për herë të parë në avantazh Barcelonën.
Edhe ndeshja nisi me një gol të shpejtë të skuadrës së drejtuar nga ish portieri argjentinas Leo Franco, Barcelona vendosi diktatin shumë shpejtë duke marrë një fitore të lehtë që e ngjiti në krye të renditjes në kuotën e 9 pikëve, po aq sa edhe Reali i Madridit.
Për Huescan debutuese që këto javë të para po i luan të gjitha në transfertë për shkak të rikonstruksionit të stadiumit, kjo ishte disfata e parë në këtë sezon.