AKTUALITET, 2 Shtator 2018, 22:29

Fillimisht shkëlqeu në fushë, e shtuna e futbollistit Mane mbyllet duke pastruar banjat

Fillimisht shkëlqeu në fushë, e shtuna e futbollistit Mane
Sedio Mane nuk është një futbollist i zakonshëm, kjo jo më shumë për atë që ai bën në fushë, por jashtë saj. Në një video që po qarkullon së fundmi në internet dhe që po merr jashtëzakonisht shumë pëlqime shfaqet lojtari i Liverpool duke pastruar banjat e një xhamie. Kjo ka ndodhur të shtunën në xhaminë Al-Rahma në “Mulgrave Street” të Liverpool-it. Ajo që mrekullon më shumë është se dita e futbollistit ka nisur duke bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Leicester. Gjatë 90 minutëshit senegalezi ka realizuar një nga golat për ekipin e tij dhe më pas është kthyer në shtëpi. Nuk mbaron këtu, pasi numri 10 më pas i është drejtuar xhamisë, një vend që ai e frekuenton gjithmonë. Dhe si çdo pjesëtar i komunitetit të tij, Mane jep ndihmën për vendin e shenjtë. Këtë herë i ka takuar të merret me higjienën. Në video futbollisti duket se bashku me një fëmijë, me të cilin nuk i kursen shakatë. Kjo tregon se qytetaria dhe përulja e tifozëve të Senegal, të cilët kanë ndihmuar në pastrimin e stadiumeve ku ka luajtur kombëtarja gjatë Botërorit, ndahet edhe nga një prej lojtarëve më përfaqësues të vendit.