TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U zhvillua në njërën nga diskot e Tiranës një spektakël i pazakontë, “Miss Trans Albania 2017”. Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte mjaft e madhe. 7 transgjinorë, njëra pas tjetrës kanë sfiluar me veshje të gjata deri në fund të këmbëve. Pas përfundimit të sfiladës, juria vendosi që vetëm 4 nga 7 konkurrentet të vazhdojnë garën. Pas pak minutash pushim, kishte ardhur edhe momenti final. 4 konkurrentet dalin të sfilojnë të veshura me vello të bardhë, që shkëlqen mes ngjyrave të forta të diskos.
U shpallën tre fituese “Miss Trans Buzëqeshja”, “Shoqëruesja e Parë e Miss Trans” dhe “Miss Trans”. Pas dorëzimit të kurorës nga “Miss Trans 2016”, tek “Miss Trans 2017” të gjitha konkurrentet përqafohen. Mbrëmja përfundoi rreth orën 04:00 të mëngjesit.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=41&v=7X7ZPuX7-vA